Galaxy S5, telefoni më pak i pëlqyer nga seritë Galaxy të Samsung-ut

Galaxy S5

Uebsajti kushtuar teknologjisë, PhoneArena, hapi një sondazh të hënën, ku u kërkoi vizitorëve të sajtit që të votonin telefonin më të mirë Galaxy të Samsung-ut, sa i përket dizajnit.

Rreth 2600 njerëz morën pjesë në sondazh dhe votuan për pajisjen e tyre të preferuar Galaxy S. Nga votat shihet se Galaxy S5 është telefoni më pak i pëlqyer nga seritë Galaxy S, sa i përket dizajnit.

Me vetëm 94 vota (3.65%), S5 është vetëm përpara origjinalit Galaxy S, i cili mori 26 vota (1.01%). Më shumë vota morën Galaxy S6/S6 edge, ku 1795 njerëz votuan për ta (69.63%). Galaxy S 2 u rëndit në vend të dytë, me 322 vota, ose 12.49%, pasuar nga Galaxy S4 (6.63) dhe S III (6.59%).

Që në momentin që është prezantuar Galaxy S5, ka pasur shumë kritika sa i përket dizajnit të telefonit. Madje, nëse e kujtoni, Chang Dong-hoon, dizajnuesi i S5, dha dorëheqjen menjëherë pas prezantimit të këtij telefoni dhe u zëvendësua nga zëvendës presidenti Lee Min-hyuok. Kritikat i shërbyen Samsung-ut për krijimin e Galaxy S6 dhe S6 edge, duke bërë që të ndryshojë krejtësisht opinioni i njerëzve për Samsung-un. Galaxy S6 dhe S6 Edge janë cilësuar si telefonat më të mirë inteligjentë të krijuar deri tani.

Samsung

(Herë të lexuara: 207)

About Blertina Koka

Universiteti i Tiranës, Fakulteti Histori-Filologji

Check Also

Kë do të zgjidhnit? Iphone 8 apo Iphone X

Më në fund Apple dha lajmin e lançimit të Iphone 8. Por ndryshe nga herët …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *