Gati 1/3 e njerëzve përdorin Facebook-un ndërkohë që janë duke drejtuar makinën

Studim

Edhe pse është e ndaluar që të përdorësh telefonin kur je duke drejtuar makinën, drejtuesit vazhdojnë akoma ta përdorin. Një studim i ri, i kryer nga AT&T dhe Braun Research, sugjeron se 70% e drejtuesve përdorin telefonin inteligjent për një qëllim të caktuar.

63% e tyre e përdorin telefonin për të dërguar mesazhe tekst dhe 33% për të dërguar mesazhe elektronike. 4 në 10 njerëz kontrollojnë rrjetet sociale ndërkohë që janë duke drejtuar makinën; 27% e tyre përdorin Facebook-un, ndërsa 14% përdorin Twitter-in. 28% e drejtuesve shprehen se shfletojnë në internet ndërkohë që makina është në lëvizje.

Në këtë studim janë përfshirë më shumë se 2 mijë njerëz të moshave 16 deri në 65 vjeç.  Rreth 17% e tyre pranojnë se kanë shkrepur edhe selfie apo foto ndërkohë që kanë qenë duke drejtuar makinën, dhe një në 10 njerëz e kanë përdorur telefonin për të kryer video me thirrje. Arsyet se përse këta njerëz përdorin telefonin ndërkohë që janë duke drejtuar makinën janë të shumta.

Aktivitetet e njerëzve në telefonat inteligjentë janë si më poshtë:

  • Mesazhe tekst (61%)
  • Mesazhe elektronike (33%)
  • Shfletojnë në internet (28%)
  • Facebook (27%)
  • Shkrepin një selfie/foto (17%)
  • Twitter (14%)
  • Instagram (14%)
  • Filmojnë një video (12%)
  • Snapchat (11%)
  • Video me thirrje (10%) 

     

(Herë të lexuara: 107)

About Blertina Koka

Universiteti i Tiranës, Fakulteti Histori-Filologji

Check Also

Si të bëjmë fotot me ‘One Day Photoshop’

  Mund të ju lejojnë menjëherë te ndryshoni stilin e fotos tuaj në mënyrë të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *