Gjatë javës së ardhshme Disconnect ofrohet falas për iOS dhe Samsung

1

Në qoftë se jeni të shqetësuar për privatësinë gjatë përdorimit të telefonit tuaj, duhet t’i hidhni një sy Disconnect. I ofruar në Android dhe iOS, ai bllokon gjurmuesit të cilët ngadalësojnë shpejtësinë e brouserit tuaj dhe e përgjojnë atë.

Disconnect thotë se filtrimi i këtyre gjurmuesëve të padëshiruar ka ndikim në performancën e telefonit, ku aplikacionet dhe faqet e internetit hapen 44% herë më shpejt dhe jetëgjatësia e baterisë zgjatet.

Disconnect ofrohet normalisht për 40 dollarë, por ai do të ofrohet falas gjatë shtatë ditëve të ardhshme në iOS dhe pajisjet e Samsung.

Edhe pse ekziston edhe një aplikacion Disconnect për Android ai nuk është ofruar në Google Play store për disa kohë, për shkak të mos plotësimit të termave dhe kushteve të Play Store.

Versioni i Samsung vjen me disa përditësime të rëndësishme, duke përfshirë edhe cilësinë e identifikimit të aplikacionit të cilin po përdor gjurmuesi në celularin e tij.

Disconnect mund ta merrni falas deri në datë 28 Shtator !

(Herë të lexuara: 210)

About Edla Zaganjori

Check Also

Si të zbuloni nëse celulari juaj po përgjohet

A ju kandoshur shpesh të mendoni se dikush po ju përgjon me anë të telefonit tuaj ? Ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *