Gjërat nuk duken mirë për Xbox One ndërkohë që shitjet e PS4 kanë kaluar 40 milionë

ps4-playstation-4-sony-sign

Në ciklin e kaluar Xbox 360 nga Microsoft dhe PlayStation 3 nga Sony ishin aty aty përgjatë viteve, dhe shitjet totale përfunduan me disa miliona njësi për secilin. Pastaj doli Nintendo Wii, që i shpërtheu të dyja dhe arriti deri në 100 milionë njësi të shitura. Por këtë herë është një histori krejt tjetër. Wii U i Nintendo është një katastrofë totale, dhe shitjet e PS4 janë sa dyfishi i shitjeve të Xbox One.

Përditësimi i fundit i numrit të shitjeve të Xbox nga Microsoft ishte në  Janar ku kompania tha që shitjet globale të lojës së tij të re kanë arritur 19 milionë njësi.  Kjo nuk është diçka e vogël.

Të enjten, Sony mbajti një konferencë për shtyp për të njoftuar që PS4 ka arritur një moment historik: 40 milionë njësi të shitura. Kjo do të thotë që kompania shiti 5 milionë pajisje në më pak se 5 muaj, duke qenë se shitjet në Janar ishin 35 milionë njësi.

“Ne jemi me të vërtetë mirënjohës për mbështetjen e madhe të fansave dhe partnerëve tanë kudo në botë,që na ndihmuan të arrinim këtë moment historik domethënës në një hapësirë kaq të shkurtër kohore,” ka thënë Andrew House, CEO i Sony Interactive Entertainment. “Ne do të përpiqemi t’u japim eksperienca loje edhe më emocionuese përdoruesve tanë, duke e vazhduar edhe më tej këtë vrull dhe duke përshpejtuar zgjerimin e platformës  PS4 dhe biznesit të tij këtë vit fiskal, duke ofruar një linjë të pashembullt lojërash, duke sjellë sistemin tonë të realiteti virtual, PlayStation VR”

Sony pritet të mbajë vrullin e tij këtë vit me një version të përditësuar të PlayStation 4 që do të zbulohet muajin tjetër në E3. Sipas thashethemeve, “PS4 Neo” i ri do të përshijë grafikë 4K dhe më shumë komponentë të fuqishëm për të mbështetur më mirë lojërat VR.

(Herë të lexuara: 67)

About Erga Miraka

Check Also

Tani mund të luani Minecraft në Nintendo Switch

Minecraft mbërrin më në fund tek Nintendo Switch, tani me ndryshime të reja.Prodhuesit e Minecraft …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *