Gjermania kundra vendimit të WhatsApp për shpërndarjen e të dhënave

whatsapp-logo-new

Muajin e kaluar WhatsApp aprovoi zbatimin e një vendimi shumë të diskutueshëm sipas të cilit të dhënat e përdorueseve në WhatsApp do të shpërndaheshin edhe në Facebook. Shumë nga përdoruesit u shprehën të pakënaqur me këtë edhe pse WhatsApp tha se ekzistonte opsioni për ta bllokuar shpërndarjen e të dhënave për ata që donin.

Megjithatë në Gjermani, rregullorja e shtetit mbi privatësinë ka vendosur të ndërhyjë duke e urdhëruar Facebook për ndalimin e mbledhjes dhe ruajtjes së të dhënave të përdorueseve gjermanë që përdorin aplikacionin WhatsApp, si dhe të fshijë të gjitha të dhënat e mbledhura më parë.

Johannes Caspar, Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave dhe Lirisë së Informacionit në Hamburg (Hamburg DPA), tha se “Kjo nuk është vetëm mashtrim për përdoruesit dhe publikun, por përbën gjithashtu shkelje të ligjit kombëtar për mbrojtjen e të dhënave.”

Megjithëse nuk mund të themi me siguri nëse Facebook e ka pranuar apo jo këtë kërkesë, kompania ka nxjerrë një deklaratë ku thotë “Ne jemi të hapur për bashkëpunim me Hamburg DPA në përpjekje për t’ju përgjigjur pyetjeve të tyre dhe për të zgjidhur çdo problem në lidhje me këtë çështje.”

Fitorja e Gjermanisë shpresohet se do të veprojë si precedent edhe në vende të tjera, ku janë ngritur shqetësime të ngjashme.

(Herë të lexuara: 72)

About Edla Zaganjori

Check Also

Shpiket xhami i pathyeshëm

Shkencëtarët e ushtrisë amerikane kanë krijuar xhamin “argjilë”. Materiali është krijuar nga magnezi dhe minerale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *