Godina 20 km e lartë do të shërbejë për dërgimin e astronautëve në hapësirë

Godina 20 km e lartë do të shërbejë për dërgimin e astronautëve në hapësirë

Një kompani kanadeze ka siguruar së fundmi një patentë për të ndërtuar një godinë hapësinore që do të jetë e lartë rreth 20 km sipër sipërfaqes së Tokës. Kjo godinë do të shpërbejë për dërgimin e njerëzve dhe objekteve në hapësirë. Ajo do të shërbejë edhe për lëshimin e raketave, ku sipas kompanisë që do të merret me këtë projekt, Thoth Technology Inc., godina do të reduktojë me 30% karburantin që nevojitet për fluturimet. Sistemi do të mund të përdoret shumë herë, duke reduktuar kështu kostot për krijimin e saj, bën të ditur kompania.

“Astronautët do të mund të ngjiten deri në 20 km lartësi nëpërmjet godinës elektrike,” tha gjatë një deklarate për shtyp shpikësi Brendan Quine. “Nga maja e godinës, anijet kozmike do të lëshohen me një fazë të vetme në orbitë, dhe mund të kthehen këtu për t’u furnizuar me energji dhe fluturuar përsëri.”

“Opsionet e transportit hapësinor mund të rriten edhe më shumë nëse kompani të tjera kontribuojnë për zhvillimin e alternativave të tjera për lëshimin  e raketave,” theksoi shefi ekzekutiv i kompanisë Thoth Technology Inc., Caroline Roberts.

(Herë të lexuara: 284)

About Blertina Koka

Universiteti i Tiranës, Fakulteti Histori-Filologji

Check Also

A është i mundur turizmi në Hënë?

Kemi parë shumë herë në filmat fantashkencë njerëz që jetojnë në Hënë, krijojnë pallate të mëdha …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *