Google i jep fund mbështetjes për Chrome në Windows XP dhe Vista

Google Chrome

Google ka realizuar një version të ri të shfletuesit të saj, i quajtur Chrome 50, i cili është i pajisur me disa veçori të reja dhe përditësime të sigurisë. Ky version i ri do t’i japë gjithashtu fund mbështetjes për disa sisteme të vjetra që janë mbështetur që kur Chrome është lançuar në këto platforma. Windows XP, Windows Vista, OS X 10.6, OS X 10.7 dhe OS X 10.8 nuk do të mbështeten më nga Google Chrome.

Google pati njoftuar që në nëntor të vitit të kaluar se do të ndalojë së mbështeturi versionet e vjetra të sistemeve operative në prill të vitit 2016.

Versionet e vjetra të Chrome-it të instaluara tek këto sisteme operative nuk do të ndalojnë së funksionuari, por nuk do të marrin më përditësimet e sigurisë që Google lëshon herë pas here.

Nëse po përdorni akoma një nga këto sisteme të vjetra operative, keni vetëm dy opsione. Një është të përditësoni pajisjet me sistemet e reja operative, gjithmonë nëse hardueri mund ta mbajë. Përditësimet e sigurisë për Windows XP përfunduan në prill të 2014-ës, ndërsa për OS X 10.6  përfunduan pas pak muajsh. Windows Vista do të vazhdojë të marrë disa përditësime të vogla sigurie nga Microsoft deri në prill të 2017-ës.

Opsioni i dytë është që të përdorni një shfletues tjetër që mbështet akoma sistemet e vjetra. Firefox 45 mbështet akoma Windows XP dhe OS X 10.6, po ashtu edhe versioni i fundit i Opera-së.

(Herë të lexuara: 62)

About Blertina Koka

Universiteti i Tiranës, Fakulteti Histori-Filologji

Check Also

Si të bllokoni iPhonin e dikujt vetëm me një mesazh

Një gabim në telefonin iPhone, që ka dalë së fundmi, mund ta bllokojë iPhonin tuaj …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *