Google mundëson instalimin e aplikacioneve direkt nga motori i kërkimit

Google

Google po teston një veçori të re në pajisjet Android që lejon përdoruesit të instalojnë aplikacione direkt nga motori i rezultateve të kërkimit, pa pasur nevojë që të vizitojnë dyqanin e aplikacioneve “Play Store”. Veçoria e re funksionon vetëm kur kërkon nga aplikacioni Google dhe jo nga shfletuesi Chrome. Google ka shtuar një buton për instalimin e aplikacioneve, ashtu siç është tek Play Store.

Aktualisht vetëm disa përdorues të pajisjeve Android mund të shkarkojnë dhe instalojnë një aplikacion direkt nga Google Search. Nuk është bërë e ditur akoma nëse veçoria do të ofrohet edhe për përdoruesit e pajisjeve iOS apo Windows.

“Po eksperimentojmë mënyra të reja për të dhënë rezultatet më të mira të kërkimit, dhe të gjejmë atë që duam në mënyrën më të thjeshtë të mundshme”, ka thënë për Wall Street Journal një zëdhënës i Google.

Sipas kësaj të përditshme, shkarkimi i aplikacioneve direkt nga faqja e rezultateve të kërkimit redukton kohën e largimit nga shërbimet kryesore të Google. Sigurisht, qëllimi i gjigantit të kërkimit është që përdoruesit e pajisjeve mobile të kalojnë sa më shumë kohë duke përdorur Google-in, edhe nëse bëhet fjalë vetëm për instalimin e një aplikacioni.

(Herë të lexuara: 117)

About Blertina Koka

Universiteti i Tiranës, Fakulteti Histori-Filologji

Check Also

Instagram Stories ia kalon edhe Snapchat

Kloni i Snapchat, Instagram Stories tani është bërë edhe më i madh sesa vet origjinali. …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *