Google përdoret më shumë në telefona sesa në kompjuterë

Google

Kur kërkoni për informacione në internet, përdorni më shumë telefonin apo kompjuterin? Meqë telefonat i kemi gjithmonë me vete, kur jemi jashtë, kur jemi në shtrat, në punë, shkollë etj, probabiliteti më i madh është që të kërkojmë për informacione nga telefoni, apo jo?

Për herë të parë  në historinë e tij, motori i kërkimit Google është përdorur më shumë në pajisjet mobile se sa nga kompjuterët. Ky moment historik tregon edhe njëherë se sa shumë ka ndryshuar sjellja në internet që nga viti 2007.

Në vitin 2007 Apple realizoi iPhone-in e parë, dhe pas tij u realizuan pajisje të reja mobile shumë të mira për njerëzit, duke u dhënë mendësi atyre që të navigojnë në internet kudo që të jenë. Kjo ka qenë edhe shkaku kryesor i rënies së shitjeve të kompjuterëve portativë dhe atyre desktop.

Google është përshtatur më shumë me këtë ndryshim të ri, duke qenë se motori i saj i kërkimit dhe shërbimet e tjera që ajo ofron janë të përfshira edhe tek sistemi operativ popullor Android. Kompania Silicon Valley ka arritur një pikë të zhvillimit të teknologjisë saqë ka mundur të maksimizojë përdorimin e saj në telefonat inteligjentë.

Meqë pajisjet mobile kanë ekrane të vegjël, Google i ka përshtatur edhe reklamat për këto pajisje. Kompania ka ndryshuar gjithashtu edhe rregullat e kërkimit, duke iu dhënë përparësi faqeve të internetit që u janë përshtatur më shumë telefonave inteligjentë.

Ndryshimi, që njihet si ‘Mobilegeddon’, i ka detyruar shumë sajte të bëjnë ndryshime, që t’u përshtaten ekraneve të pajisjeve mobile. Google ka shfaqur gjithashtu formatet e reklamimit që funksionojnë më mirë në pajisjet mobile.

(Herë të lexuara: 138)

About Blertina Koka

Universiteti i Tiranës, Fakulteti Histori-Filologji

Check Also

Facebooku shqiptar, Dhelpra

Më në fund sapo është lancuar një rrjet social Anonim i pai në Shqipëri, i …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *