Google sjell ‘Android O’ e ardhshëm për të shpëtuar baterinë e telefonit tuaj

Apple arrin të ketë vëmendjen e të gjithëve, por android mbetet sistemi operativ më i madh në botë. Ju do ta gjeni atë kudo, që do të thotë se absolutisht punon me pajisje të ҫdo lloj madhësie. Tani që ju mund të përdorni programet android në Chrome OS kjo i dërgon ata në punimin  pajisjeve, tastierave , stilolapsave e kushedi se cfarë tjetër. Android punon në makinën tuaj në televizorin tuaj etj. Të gjitha ato të cilat e bëjnë android të jetë i komplikuar i jep google shumë për të konsideruar përmirsimin e tyre.

Google sapo ka lëshuar disa të dhëna në lidhje me versionin e ardhshëm të android i cili këtë vit është më i njohuri si Android O. Nuk ka akoma fjalë për një funksion të ri rritës si asisitent por O ofron përmirsime që duken të projektuara për të ndihmuar zhvilluesit të ndërtojnë programe për të gjithë ekosistemin android.

Ekipi në Mountain view është mjaft i shqetësuar për jetgjatësine e baterisë së telefonit tuaj, kështu që android O do të kujdeset për të mbajtur të ngarkuar baterinë e telefonit tuaj. Si arrihet kjo ? Android O vendos kontrollues të vecantë në “transmetimet implicite” të cilat aktivizohen kur ju lidheni me WiFi ose shkarkoni dicka ,gjithashtu kufizon edhe atë ҫka një program mund të bëjë në ekran.

Për të ndihmuar në frenimin e mbingarkesës së njoftimeve android O përmban diҫka që Google e quan ” kanalet e ndërtimit” që u lejojnë shvilluesve të sedmentojnë lloje të ndryshme të njoftimeve si ato politike, lajme , njoftime sportive ,tekste,mesazhe nga miqtë ose familjarët të cilat ju mund ti kontrolloni individualisht. Njoftimi dhe grupe njoftimesh nga kanali e bën më të lehtë kërkimin mes tyre.

Google nuk do ta lanҫojë Android O deri në konferencën e IO në Maj. Google në mënyrë të qartë e konsideron këtë sistem operativ çdo gjë, të aftë për të vënë në  lëvizje telefonin tuaj, televizorin tuaj, makinën tuaj, tabletë tuaj, kompjuterin tuaj, dritat tuaja etj. Pasi sic e thamë në fillim android mund të punojë me cdo lloj pajisjeje. Deri më tani, Android ka qenë një OS i shkëlqyer telefonmbi çdo gjë tjetër. Google shpreson ta  bëjë atë një platformë të vetme që punon e që duket e drejtë. Pavarësisht se cfarë jeni duke kërkuar në të, ai është gjithmonë atje , një ikonë adaptive e kohës.

 

(Herë të lexuara: 86)

About Elisabeta miraka

Check Also

Robotët e vegjël tërheqin objekte 2000 herë më të rëndë se vetë pesha e tyre

  Inxhinjer nga universiteti Stranford  kanë krijuar disa modele robotësh të quajtur “Micro Tugs” të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *