Google Street View shton imazhe 360-gradë të Ishujve Galapagos

Google Street View shton imazhe 360-gradë të Ishujve Galapagos

Ju tani mund vizitoni Galapagos, një nga vendet më të bukura në tokë, direkt nga kompjuteri juaj – me pak ndihmë nga Google.

Google ka nxjerrë imazhet që ka mbledhur në muajin maj në Oqeanin Paqësor si pjesë e koleksioneve të veçantë në Street View, duke shënuar 178 vjetorin të takimit historik të Darvinit me Ishujt Galapagos.

Google Street View shton imazhe 360-gradë të Ishujve Galapagos

Koleksioni përfshin një panoramë të qendrës ku breshkat gjigande shumohen, një turne në Stacionin Kërkimor Çarls Darvin dhe imazhe nënujore të luanëve të detit. Shikuesit do të shikojnë shumë kafshë të egra të Galapagos, duke përfshirë hardhucat detare dhe zogj të ndryshëm, raporton Google.

Google thotë se imazhet do të ndihmojnë me kërkimin e vazhdueshëm të ishujve, duke përfshirë modelet e migrimit të kafshëve dhe ndikimin e turizmit.

Eksplorimi nuk ndalet vetëm me imazhet. Vizitorët mund të marrin informacione nga ekspertët dhe shumë informacione të tjera në lidhje me Ishujt Galapagos.

Për të përfunduar projektin, Google është bashkuar me Drejtorinë e Parkut Kombëtar të Galapagos dhe Fondacionin Çarls Darvin. Për më shumë, shikoni videon më poshtë.

(Herë të lexuara: 373)

About Armand Plaku

Check Also

Shtëpia inteligjente që keni ëndërruar gjithmonë

Për rezidencat e shteteve të bashkuara kompania e dizenjimit KB Home ka ndërtuar një shtëpi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *