Hakeri që ka gjunjëzuar rrjetin PlayStation, mund të ketë karta të vjedhura krediti

Sony Corp. po tentonte të përcaktonte të hënën nëse numrat e kartave të kreditit të përdoruesve ose informacione të tjera personale janë kompromentuar ndërsa Rrjeti global PlayStation hyn në ditën e gjashtë të ndërprerjes.

Kompania konfirmoi se një ndërhyrje e jashtme nga hakerë ka ndërprerë shërbimin, duke ndikuar te 75 milionë përdorues në mbarë botën, që e përdorin për të luajtur lojëra elektronike me miq të tyre online, për të parë filma dhe për të bërë pazar në Internet.

Zëdhënësi i Sony Computer Entertainment Satoshi Fukuoka tha se kompania po kryente një hetim tërësor për ndërprerjen, që filloi më 20 Prill.

Ai tha se Sony nuk e dinte akoma nëse të dhënat e kartave të kredit të përdoruesve apo informacione të tjera personale janë rrezikuar gjatë sulmit, por kompania do t’i informonte menjëherë përdoruesit nëse do të ekzistonte një gjë e tillë.

Një postim në blogun zyrtar të PlayStation të hënën nga Patrick Seybold, drejtor i komunikimit dhe medias sociale për korporatën, nuk dha asnjë shenjë se kur do të rikthehet shërbimi i rrjetit.

Grupi i hakerëve Anonymous u dyshua në fillim si shkaktari kryesor i ndërprerjes meqenëse ishte betuar se do të hakmerrej ndaj gjigantin japonez të pajisjeve elektronike pasi ndoqi rrugën ligjore ndaj dy hakerëve.

Megjithatë, në një mesazh në uebfaqen e tij të premten, titulluar “Të paktën këtë herë nuk e bëmë ne,” grupi mohoi përgjegjësinë, duke thënë se është e mundur që hakerë individualë të kenë shënjestruar rrjetin, Sony nuk ishte një shënjestër zyrtare.

 

(Herë të lexuara: 362)

About Parid Plaku

Check Also

Kë do të zgjidhnit? Iphone 8 apo Iphone X

Më në fund Apple dha lajmin e lançimit të Iphone 8. Por ndryshe nga herët …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *