Hap dyert hoteli i çuditshëm në Japoni

hotel

Një hotel i ri ka hapur dyert në Japoni dhe stafi i tij me robotë është gati të mirëpresë klientët. Hoteli japonez, i quajtur Henn-na (hotel i çuditshëm), ka hapur dyert më 17 korrik.

Hoteli ka si personel 10 robotë dhe 10 njerëz, të cilët do të kujdesen për 72 dhomat e hotelit. Këta robotë do të përdoren për të mirëpritur klientët, për të mbajtur çantat dhe të pastrojnë dhomat sapo të largohen turistët. Një nga dy robotët tek recepsioni është dinozaur, ndërsa roboti tjetër ka pamjen e femrës.

Hoteli gjendet në Sasebo, Nagasaki, kështu nëse jeni në këtë zonë dhe doni të përjetoni një eksperiencë ndryshe, atëherë duhet ta vizitoni këtë hotel.

(Herë të lexuara: 240)

About Blertina Koka

Universiteti i Tiranës, Fakulteti Histori-Filologji

Check Also

Ja si i shpërthen iPhoni në dorë

Ky është rasti i parë i publikuar ku shfaqen problemet e para me iPhone 7.Por …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *