Hello, pajisja më e mirë për komunikimin video

hello

Hello është një platformë komunikimi me anë të së cilës mund të lidheni me çdo televizor apo të kontrolloni pajisjet smart të shtëpisë suaj vetëm me anë të zërit. Ajo ju mundëson gjithashtu të merrni pjesë në video konferenca, transmetime live apo surveime të kamerave së sigurisë të shtëpisë suaj, të gjitha këto nga një pajisje e vetme.

Hello është e pajisur me katër mikrofonë, një ndjesor video 4K, një procesor quad-core, akselometër dhe një kamera 130 gradë.

“Ne nuk gjenim diçka më të mirë në treg, prandaj vendosëm ta ndërtonim vetë,” thotë CEO dhe themeluesi i Hello, Labinot Bytyqi. “Hello është ndërtuar për njerëzit, për bizneset moderne, profesionistët dhe artistët. Ai mund t’ju kursejë dhe koston e pajisjeve që mundësojnë lidhjen me rrjetin për konferenca dhe shërbimin e IT për instalimin dhe mirëmbajtjen e saj. Hello sjell video profesionale për konferenca dhe takime tek të gjithë, kudo dhe në çdo pajisje.”

Hello mund ta porosisni për 189 dollarë në Kickstarter.

(Herë të lexuara: 106)

About Edla Zaganjori

Check Also

Robotët e vegjël tërheqin objekte 2000 herë më të rëndë se vetë pesha e tyre

  Inxhinjer nga universiteti Stranford  kanë krijuar disa modele robotësh të quajtur “Micro Tugs” të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *