Helmi i grerzës vdes qelizat e kancerit

wasp

Shkencëtarët në Brazil besojnë se helmi i një grerze braziliane vdes qelizat e kancerit dhe mund të jetë arma për kurimin e tij.

Studimi ka zbuluar se një toksinë në thumbin e kësaj grerze, vret qelizat e kancerit dhe nuk dëmton ato normale.

Ekipi i Universitetit të Brazilit, i cili eksperimentoi në këtë teori, deklaroi se helmi i dobëson qelizat e tumorit dhe i bën ato molekula vitale.

Por, puna në këtë fazë është akoma në hapat e saj të parë dhe shkencëtarët thonë se ka nevojë për kërkime të tjera e se gjithashtu duhet gjetur mënyra e duhur që kjo kurë të aplikohet tek njerëzit.

Polybia Paulista është një lloj grerze që gjendet në jug – lindje të Brazilit, tepër agresive. Edhe pse pickimi i saj është i padëshirueshëm në këto vende, shkencëtarët besojnë gjithnjë e më shumë se helmi i saj mund të vihet në përdorim për mirë, shkruan BBC.

Ky insekt përmban një toksinë të rëndësishme të quajtur MP1, që e përdor për të sulmuar ose për të mbrojtur veten.

Rezultati se MP1 mund të shkatërrojë qelizat e kancerit erdhi pas përfundimit të eksperimentit tek minjtë./tvklan.al

 

Burimi: TV Klan

 

(Herë të lexuara: 268)

About Armand Plaku

Check Also

A do të thyhej një Hoverboard nga një hedhje prej 30 metër?

Një tjetër Yotuber i quajtur WillitBREAK 2 ka bërë një tjetër eksperiment hedhje, por këtë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *