Honda prezanton robotin kositës

Më në fund, Honda Motor Co ka prodhuar produktin e saj të parë shtëpiak me teknologjinë e saj të çmuar robotike – një kositës bari i pajisur me sensorë.

Miimo del në shitje vitin e ardhshëm, vetëm në Evropë, ku kopshtet me hapësirë të madhe shpesh janë të rrethuar me gardh, Honda synon të shesë 4.000 njësi në vit.

Makineria, e cila ngjason me fshesën e korentit Roomba prodhuar nga kompania iRobot Corp, e pret vazhdimisht barin nga 1 centimetër dhe manovron edhe në gropa apo kodra. Ky robot nuk i thyen bimët në vazo, shkon për t’u karikuar vetë dhe nuk endet jashtë territorit.

Robotët e Honda-ës, si Asimo që ecën në këmbë dhe flet, kanë qenë kritikuar si lodra jopraktike.

Honda deklaroi të martën se Miimo është një produkt i vërtetë dhe çmimi i tij do të jetë diku mes $2.600 dhe $3,000.

(Herë të lexuara: 308)

About Parid Plaku

Check Also

Kë do të zgjidhnit? Iphone 8 apo Iphone X

Më në fund Apple dha lajmin e lançimit të Iphone 8. Por ndryshe nga herët …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *