Hydra do të kujdeset vetë për ujitjen e kopështit tuaj

Capture

Sistemi teknologjik Hydra do të kujdeset vetë për kopështin tuaj edhe kur ju harroni të merreni me të, ose nuk ndodheni në shtëpi. Ai është mjeti i duhur për të gjithë ata që duan të kenë shumë lule në shtëpinë e tyre po nuk kanë shumë kohë të lirë për t’u kujdesur për ta.

Hydra është programuar më së shumti për të punuar në ambiente të mbyllura dhe funksionon shumë thjesht: Vetëm vendosni kohën kur doni të fillojë ujitja dhe kohëzgjatjen e saj. Pastaj për secilën lule përcaktoni sasinë e ujit që duhet të marrë ajo brenda kësaj kohe. Më vonë Hydra do të shpërndajë ujin në frekuenca të barabarta kohore dhe ne sasi të barabarte në varësi të kërkesave që ka secila lule.

Ideja ishte e thjeshtë: Ndërtohet një sistem që thith ujin nga një kovë apo rezervuar i madh dhe me anë të një rrjeti tubash me të cilët komunikon me secilën lule ajo e shpërndan ujin në drejtime dhe në lartësi të ndryshme. Një sistem praktik që mund të instalohet kollaj në çdo kopësht të mbuluar.

Hydra mund ta blini me 175 dollarë në Kickstarter.

(Herë të lexuara: 79)

About Edla Zaganjori

Check Also

Si të bllokoni iPhonin e dikujt vetëm me një mesazh

Një gabim në telefonin iPhone, që ka dalë së fundmi, mund ta bllokojë iPhonin tuaj …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *