India do ta marrë më vonë se të gjithë dhe do të paguajë 900 dollarë për iPhonin e ri

0

Apple do ta bëjë tregun me rritjen më të shpejtë të smartfonëve të presë edhe një muaj për të marrë iPhonin e saj të ri. Kompania lançoi dje iPhone 7 dhe iPhone 7 Plus dhe të dy do të dalin në shitje në Amerikë dhe në 27 vende të tjera me 16 Shtator, ndërsa një javë më vonë në 30 shtete të tjera.

Por India do të duhet ta presë iPhonin deri me 7 Tetor si dhe ta paguajë për të 902 dollarë, nga 649 dollarë që shitet ai në Amerikë. Kjo falë taksave shumë të larta që paguan India për importimin e pajisjeve telefonike.

1

Megjithatë lajmi i mirë është se iPhone 7 do të shitet më lirë se ç’u shit vjet iPhone 6s me një çmim prej 950 dollarë.

Apple prezantoi edhe kufjet e saj me wireless që i përshtaten telefonit të saj të ri, AirPods që do të kushtojnë 230 dollarë në tregun indian. Ndërsa Apple Watch 2 do të dalë në shitje në të njëjtën kohë me iPhone dhe do të kushtojë 495 dollarë.

India ka vendosur taksa të larta për importimin e të gjitha pajisjeve elektrike që vijnë nga jashtë, me qëllim që të stimulojë rritjen e prodhimit vendas të këtyre produkteve.

(Herë të lexuara: 51)

About Edla Zaganjori

Check Also

Kë do të zgjidhnit? Iphone 8 apo Iphone X

Më në fund Apple dha lajmin e lançimit të Iphone 8. Por ndryshe nga herët …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *