India kalon Amerikën, bëhet tregu i dytë më i madh i telefonave inteligjentë

Indi

India është tani tregu i dytë më i madh i telefonave inteligjentë, duke kaluar edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas firmës së hulumtimit të tregut, Counterpoint, numri i përdoruesve të telefonave inteligjentë në Indi është rritur me 220 milionë nga fundi i vitit të kaluar.

Për herë të parë janë shitur mbi 100 milionë telefona inteligjent në Indi vetëm për një vit. Gati 50% e pajisjeve mobile të shitur në Indi vitin e kaluar ishin krijuar posaçërisht për këtë shtet, ndërsa 40% e të gjithë njësive të tregtuar ishin telefona inteligjentë. Një në tre telefona inteligjentë u shitën nëpërmjet internetit. Sa i përket kompanive, Samsung kryesoi listën si në segmentin e telefonave inteligjentë ashtu edhe ato të lirë. Kompania vendase Micromax u rëndit në vend të dytë, ndërsa tre vendet e tjera u zunë nga kompanitë indiane Intex dhe Lava, dhe kompania kineze Lenovo.

(Herë të lexuara: 72)

About Blertina Koka

Universiteti i Tiranës, Fakulteti Histori-Filologji

Check Also

Tableti i ri Mi Pad 3

Xiaomi Mi Pas 3 më në fund pritet të vijë në treg.Mi Pad 3 vjen me …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *