Intel lançon procesorin Oak Trail për tabletët

Intel ka hedhur formalisht në treg procesorin e saj Oak Trail, dizajnuar për përdorim në kompjuterët tabletë.

Mikroçipi i ri është më i vogël dhe përdorë më pak fuqi se modelet e tjera në linjën e tij atomike.

Pavarësisht se është prodhuesi më i madh në botë për mikroprocesorët, Intel është mënjanuar mjaft nga tregu i tabletëve.

Gjer tani, pjesa më e madhe e pajisjeve kanë përdorur mikroçipe dizajnuar nga Apple dhe Arm Holdings me bazë në Cambridge.

Me njoftimin e emrit tregtar të Oak Trail-it – Z670 – Intel ka pranuar se aktualisht është mbrapa në garë.  

“Nuk do të gjeni shumë tabletë me Intel të korporuar brenda në raftet e dyqanit për momentin,” tha Kevin O’Donovan, menaxher marketingu për laptopë dhe tabletë.  

Megjithatë, ai këmbënguli që kompania tani ka një produkt konkurrues.

“2011 do të jetë vit përparimesh,” tha ai.  

(Herë të lexuara: 237)

About Parid Plaku

Check Also

Kë do të zgjidhnit? Iphone 8 apo Iphone X

Më në fund Apple dha lajmin e lançimit të Iphone 8. Por ndryshe nga herët …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *