iPhone 5 tashmë në Shqipëri

Prerësja e kartave SIM
Prerësja e kartave SIM

Fiks para një muaji, 2 ditë pas daljes së iPhone 5 në Amerikë, pati një debat të zjarrtë se si do të punonte iPhone 5 me teknologjinë e re të kartave Nano SIM (dihet që janë karta më të vogla se Micro SIM) dhe sidomos në Shqipëri. Shumë nga analistët e teknologjisë (përfshirë dhe mua) mendonin dhe shpresonin që do të dilte ndonjë pirat kinez dhe do të përshtaste Micro SIM në Nano SIM (dimë që kinezët bëjnë çudira). Por nuk ndodhi një gjë e tillë dhe rastësisht marrim vesh se një nga dyqanet prestigjioze të kompjuterëve në Tiranë po e tregtonte iPhone 5 prej gati 7 ditësh me karta SIM shqiptare. Sot patëm rastin dhe fatin të filmonim “live” të gjithë procesin e shumëpërfolur të përshtatjes së kartës SIM në Nano SIM. Zgjidhja ishte shumë më e thjeshtë nga sa e prisnim, për më tepër videot në vijim…

Pjesa I: Çpaketimi i iPhone 5 dhe prerja e kartës SIM

Pjesa II: Aktivizimi i iPhone 5 dhe prova me kartën SIM

Shënim: Prerja e kartave punon me të dyja gjeneratat e kartave SIM (ato me qark të madh dhe ato me qark të vogël; në video është përdorur kartë SIM me qark të madh dhe është prerë një pjesë nga ky qark).

iPhone 5 aktualisht tregtohet në Dyqanin Shpresa-AL te Rruga e Durrësit, çmimi ngelet surprizë.

(Herë të lexuara: 1889)

About admin

Check Also

Kë do të zgjidhnit? Iphone 8 apo Iphone X

Më në fund Apple dha lajmin e lançimit të Iphone 8. Por ndryshe nga herët …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *