iPhone 6s Plus, telefoni më i fuqishëm për vitin 2015

iPhone

AnTuTu ka publikuar një listë me telefonat inteligjentë më të fuqishëm për vitin 2015. Edhe pse iPhone-t e Apple-it nuk kanë procesorë me tetë bërthama, shpejtësi të lartë apo sasi të madhe të RAM-it, rezulton se iPhone 6s Plus ishte telefoni inteligjent më i fuqishëm për vitin e kaluar.

iPhone 6s Plus ka marrë 132,600 pikë, duke qëndruar shumë larg telefonave Android sa i përket pikëve. Poshtë tij është telefoni inteligjent Huawei Mate 8 me procesorin Kirin 950, i cili ka marrë 92,746 pikë.

Siç mund ta dinë pjesa më e madhe prej jush, iPhone 6s Plus fuqizohet nga çipi Apple A9, i cili ka dy bërthama Twister CPU me shpejtësi 1.84 GHz dhe një kartë grafike PowerVR GT7600 GPU, së bashku me 2GB RAM. Në dukje, iPhone 6s Plus nuk duket aq i mirë sa Huawei Mate 8, i cili ka 4GB RAM dhe procesorin Kirin 950 me tetë bërthama (katër bërthama Cortex A72 me shpejtësi 2.3 GHz dhe katër bërthama Cortex-A53 me shpejtësi 1.8 GHz) dhe kartën grafike Mali Mali-T880 MP4 GPU.

Në vend të tretë, të katërt dhe të pestë në listë bëjnë pjesë tre telefona inteligjentë që fuqizohen nga procesori Samsung Exynos 7420, si Meizu Pro 5 me 86,214 pikë, pasuar nga Samsung Galaxy Note 5 me 83,364 pikë dhe Samsung Galaxy S6 Edge+ me 82,087 pikë.

Edhe pse i lançuar në vitin 2014, iPhone 6 Plus ka arritur të zërë vendin e gjashtë në listë me 80,554 pikë, duke lënë pas telefonat inteligjentë Huawei Nexus 6P dhe Xiaomi Note Pro, që fuqizohen nga procesori Snapdragon 810.

(Herë të lexuara: 157)

About Blertina Koka

Universiteti i Tiranës, Fakulteti Histori-Filologji

Check Also

Tableti i ri Mi Pad 3

Xiaomi Mi Pas 3 më në fund pritet të vijë në treg.Mi Pad 3 vjen me …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *