iPhone gjurmon lëvizjet e përdoruesve

iPhone dhe iPad 3G mbledhin të dhëna nga përdoruesitiPhone-at e Apple-it dhe iPad-et 3G po regjistrojnë dhe ruajnë në mënyrë të fshehtë detajet e tërë lëvizjeve të të zotëve të tyre, raportojnë kërkuesit.

Të dhënat e vendndodhjes mbahen në një dosje sekrete, të kodifikuar sipas ekspertëve të sigurisë Alasdair Allan dhe Pete Warden.

Me programin e duhur, mund të përdoret për të regjistruar ekzaktësisht vendet ku ka qenë një person.

Apple akoma nuk ka komentuar për këtë fakt, megjithatë nuk ka të dhëna se ka ngarkuar apo përdorur informacionet.

Gjetjet e reja, fillimisht të bëra publike nga gazeta e njohur britanike Guardian, do të jetë një surprizë për pjesën më të madhe të përdoruesve të iPhone-ave, meqenëse aparatet e tyre nuk japin asnjë shenjë vizuale të regjistrimit të këtyre të dhënave.

Megjithatë, praktika nuk është haptazi e paligjshme pasi duket se shfaqet në kushtet e përdorimit të kompanisë.

“Ne mund të mbledhim informacione të tilla si profesioni, gjuha, kodi postar, kodi i zonës, identifikuesi unik i aparatit, vendndodhja dhe zona e orës ku përdoret një produkt i Apple-it në mënyrë që kuptojmë më mirë sjelljen e klientëve dhe përmirësimin e produkteve tona,” tha një zëdhënës i Apple-it.

 

(Herë të lexuara: 311)

About Parid Plaku

Check Also

UNBOXING: Alcatel 3V

Pajisja Alcatel 3v është prezantuar zyrtarisht disa muaj më pare dhe ngadalë – ngadalë po e gjen …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *