Irani zbulon virusin spiun Stars

Zyrtarët në Iran thonë se kanë gjetur një virus kompjuteri projektuar për të vënë në shënjestër institucionet qeveritare të vendit.

Softueri i dëmshëm – me nofkën Stars – ishte në gjendje të shkaktonte dëme të vogla, sipas kreut të organizatën iraniane për mbrojtjen e civilëve.

Nëse raportet janë të sakta, do të konsiderohej sulmi i dytë më i madh brenda një viti.

Virusi Stuxnet i zbuluar kohët e fundit mendohet të jetë krijuar për të marrë kontrollin e pajisjeve të përdorura në programin nuklear të Iranit.

Do të duhej ca kohë të krijohet qëllimi i synuar i Stars, tha Gholam Reza Jalali, kreu ushtarak i Organizatës Iraniane për Mbrojtjen Pasive.

“Virusi Stars është paraqitur në laborator, por akoma po hetohet,” tha ai.

“Nuk është arritur asnjë përfundim i caktuar final.”

Z. Jalali zbuloi se virusi mund të ishte ngatërruar me dosje ekzekutive të organizatave qeveritare,” por nuk dha asnjë shenjë se kush mund të jetë mbrapa këtyre sulmeve.

 

 

(Herë të lexuara: 267)

About Parid Plaku

Check Also

Tableti i ri Mi Pad 3

Xiaomi Mi Pas 3 më në fund pritet të vijë në treg.Mi Pad 3 vjen me …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *