Irlanda pasurohet duke i marrë Apple 14.5 miliard $ sipas ligjeve të BE.

14699838_320028221706574_1085027598_n

Një nga mënyrat se si kompanit mundohen të kursejnë para është nëpërmjet taksave. Ndodh që shuma totale në fund të bilancit mund të jetë shumë herë më e madhe nga sa është parashikuar.Çdo gjë varet nga mënyra se si një kompani është kontrolluar dhe vëzhguar nga organet kopetente.

Fatkeqsisht Apple-it i është kërkuar nga Bashkimi Europian ti paguaj taksat Irlandes në vlerën 14.5 miliard $. Sipas disa raporteve, Apple dhe Irlanda kanë bërë një marrëveshje tatimore tepër fleksible dhe fitimprurëse për të dyja palët, por autoritet e BE-se kanë vendosur në mënyrë të prerë se këto sasi lekësh përbëjnë ndihma shtetërore të paligjshme.

Sipas marveshjes Apple duhet të paguante taksën maksimale vetëm prej 1%,nga raporit i zakonshëm i korporatave prej 12.5%.

Sipas komisionerit të BE,Margrethe Vestager, shtetet anëtare nuk duhet të përfitojnë nga taksat prej kompanive të caktuara,sipas rregullave të ndihmës se BE kjo është e paligjshme.

COE Tim Cook i Apple-it e ka kundërshtuar këtë vendim duke thënë: “Pavarsisht faktit se Apple dallohet lehtësisht që është e shinjestruar, më i thellë dhe i dëmshëm ky vendim do të jetë në investimet dhe krijimin e vendeve të punës në Europë.

Sipas teorise se komisonerit, çdo kompani në Irlandë rrezikohet të paguajë nga ligje që nuk kanë ekzistuar kurrë.” Kompania Apple dhe Irlanda kanë menduar ta apelojne vendimin e marrë nga BE

14642637_320028235039906_502893828_n

(Herë të lexuara: 158)

About Armela Malaj

Check Also

Fosilet japin të dhëna për prejardhjen e njeriut

Ekipi shkencor që në vitin 2015 , zbuloi një të afërm të lashtë me njeriun, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *