Ja disa ora smart alarmi që do t’ju zgjojnë nga gjumi patjetër

1

Gjatë dekadës së fundit pothuajse të gjithë kanë filluar të përdorin smartphonin e tyre në vend të orave-alarm të përdorura më parë.

Megjithatë me opsionet ‘snooze’ që ato ofrojnë, janë kthyer përsëri në mjetë jo-efikase për tu zgjuar nga gjumi. Më poshtë kemi përzgjedhur 6 lloje orërash që arrijnë të përshtaten me zakonet tuaja të gjumit dhe dinë ta bëjnë mjaft mirë punën e tyre.

  1. Philips Morning Wake-Up light (134$) — Ora e veçantë që ofron Philips do tju ndihmojë të zgjoheni pothuajse si në dritën e diellit. Ajo fillon të ndriçojë 20 minuta para orës që ju keni vendosur për tu zgjuar dhe e rrit intensitetin me kalimin e minutave ashtu siç ndosh natyralisht me dritën e dielli. Përveç kësaj ajo ofron një muzikë të lehtë zgjimi në vend të bip-bip karaktertike.

22

2. Smart Shaker (20$) — Kjo lloj ore është mjaft efikase për ata që nuk e dëgjojnë alarmin. Ajo vendoset poshtë jastëkut dhe dridhet (3 herë më shumë se smartphoni) deri në tre herë në mënyrë standarte.4

3. Sundfreaq Sound Rise Wood (80$) — Ora është e pajisur me Bluetooth dhe mund ta përdorni edhe gjatë ditës për të dëgjuar muzikën tuaj të preferuar apo ndërkohë që flini të vini muzikë të lehtë në sfond. Ajo ka një metodë zgjimi graduale dhe nuk përdor valë të forta zanore.

3

4. Sense With Sleep Pill (135$) — Kjo orë smart përdor një pajisje tjetër shtesë që vendoset në jastëk dhe monitoron gjumin tuaj. Ajo kontrollon gjithashtu temperaturën, tingujt, lagështirën dhe dritën në ambientin ku ju ndodheni. Ora është e programuar në mënyrë të tillë që tju zgjojë në fazën më pak të thellë të gjumit tuaj deri në 30 minuta para orarit që keni vendosur për tu zgjuar. Ajo kontrollon çdo fazë dhe gjendje gjumi tuajën duke ju dhënë edhe këshilla për rregullimin e rregjimit tuaj ditor të zgjimit.


33

(Herë të lexuara: 26)

About Edla Zaganjori

Check Also

Robotët e vegjël tërheqin objekte 2000 herë më të rëndë se vetë pesha e tyre

  Inxhinjer nga universiteti Stranford  kanë krijuar disa modele robotësh të quajtur “Micro Tugs” të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *