Ja roboti që ju ndihmon të gjeni rrugën kur humbisni

Ky është një ndër robotët më të zhvilluar në botë megjithëse ekzistojnë me mijëra të tjerë të llojit të tij.

Ai është i fundit në linjën e robotëve që është dizenjuar për të ndihmuar klientët. Një nga këto prototipe flet disa gjuhë dhe mund të kuptojë njerëzit dhe në vende me shumë zhurmë. Testimi po bëhet në aeroportin Haneda të Tokios dhe në disa qendra tregtare atje.

“Qëllimi është që të jetë një asistent, të dallojë njerëzit që mund të kenë humbur, tu tregoj atyre vendndodhjen, apo porta të ndryshme në aeroport. Së pari, ne po shohim për rastet ku njerëzit e shohin të nevojshëm.

Së dyti, ne po shohim për mënyrën se si njeriu të ndërveprojë me robotin, në gjuhën që përdorin dhe etiketimet në mjedise të ndryshme”, thotë Rachel Jones, projektuese e Hitachi.

Por çështja është se si do të ndiheshin njerëzit të flisnin me një robot. “Është çështje kulturash. Në Japoni, pranimi i teknologjisë është më pozitiv. Në Evropë dhe Britani kemi H. G. Wells. Prandaj, një nga fokuset e robotit EMIEW3 është që të duket i pranueshëm dhe miqësor”, vijon Jones.

(Herë të lexuara: 32)

About JWebZ

Check Also

Kë do të zgjidhnit? Iphone 8 apo Iphone X

Më në fund Apple dha lajmin e lançimit të Iphone 8. Por ndryshe nga herët …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *