Ja teleskopi që ndërtoi Kina për gjurmimin e sinjaleve hapësinore

fast-telescope-china-1200x0

Në qoftë se ekziston ndonjë formë tjetër jete jashtë në hapësirë, atëherë ky radioteleskop gjigand i ndërtuar nga Kina pretendon ta gjejë.

Pas disa viteve studimi, Kina ka ndërtuar një teleskop me aperturë sferike prej 500 metër të quajtur “sky in the sky” (syri në qiell). Pajisja u ndërtua që në korrik të këtij viti dhe u mbajt në gjendje prove për rreth një muaj.

“Teleskopi do ta ndihmojë Kinën të arrijë përparime të mëdha në kufinjtë e shkencës,” tha presidenti i kompanisë ndërtuese të teleskopit, Xi Jinping.

Ai përbëhet nga 4,500 panele ku secili është i gjatë 11 metër.  “Me një sipërfaqe më të madhe detektuese dhe më fleksibël, teleskopi është në gjendje të skanojë një sipërfaqe dy herë më të madhe të qiellit se Arecigo (teleskopi aktual më i madh që kap sinjale radio),” thotë Li Di, studiues nga Agjensica e Obsevimeve Kombëtare Astronomike.

Përveç se mund të kapë sinjale radio nga miliarda vite dritë larg, teleskopi mund të dallojë edhe galaksi të reja, planetë apo yje me fusha të fuqishme magnetike. Informacione të tilla mendohet se do t’i ndihmojnë shkencëtarët të mësojnë më shumë rreth evolimit të universit.

Ndërtimi i teleskopit ka rezultuar me zhvendosjen e 2,000 familjeve, rreth 9,000 njerëz që jetonin përreth zonës së konstruksionit. Qeveria insistoi në lëvizjen e rezidencave nga sipërfaqja e afërt e teleskopit në mënyrë që të krijohej një ambient i përshtatshëm për detektimin e sinjaleve që vijnë nga hapësira.

(Herë të lexuara: 116)

About Edla Zaganjori

Check Also

Fosilet japin të dhëna për prejardhjen e njeriut

Ekipi shkencor që në vitin 2015 , zbuloi një të afërm të lashtë me njeriun, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *