Ja transferimet e minutës së fundit në Serinë A

zyrtare-adem-ljajic-i-bashkohet-interit_2_hd

Po ashtu si edhe në vitet e kaluar, dita e fundit e merkatos së verës në Serinë A ka qenë e pasur me transferime të shumta, pavarësisht se cilësia e lojtarëve të afruar nga ekipet kryesore italiane nuk është se jep shumë siguri për sezonin 2015-2016. Interi ishte skuadra që e shfrytëzoi më shumë ditën e fundit të transferimeve, ndërsa drejtuesit e Milanit ishin në “gjumë”.

Zikaltrit arritën të kryejnë një lëvizje të trefishtë, duke afruar fillimisht Felipe Melo-n dhe Telles nga Galatasaray, ndërsa në minutat e fundit nënshkruan edhe me serbin Ljajic. Një lëvizje mjaft e rëndësishme kjo për Interin, pasi Jovetic-Ljajic-Icardi është një treshe sulmuese për t’u pasur zili, jo vetëm nga ekipet italiane, por edhe më gjerë.

Megjithatë, ardhja e Ljajic në Milano është një lajm jo i mirë për talentin shqiptar, Rey Manaj, për të cilin tashmë do të ketë më pak hapësira. Më parë, presidenti Thohir zyrtarizoi edhe kroatin Perisic.

Pas këtyre afrimeve, drejtuesit e Interit kryen edhe një shitje, edhe kjo e rëndësishme, pasi klubi arkëtoi 11 milionë euro nga kalimi i Hernanes tek Juventusi. Bardhezinjtë transferuan brazilianin, i cili është një lojtar me përvojë në Serinë A dhe mund të ofrojë garanci në mesfushë pas largimit të Pirlos. 

Ndërkohë, pavarëisht problemeve të mëdha që ka treguar në mesin e fushës në dy ndeshjet e para të kampionatit, por edhe zërave të shumta për transferimin e mesfushorëve, si Witsel apo Soriano, Milani nuk ka arritur të afrojnë asnjë lojtar ditën e hënë, e cila ishte e fundit e kësaj merkatoje dhe tashmë trajneri serb, Mihajlovic, duhet ta ndërtojë mesin e fushës me lojtarët që në dy ndeshjet e para nuk kanë bindur. Galliani nuk afroi asnjë lojtar të hënën, por huazoi Matrin te Lazio.

Ndërsa Milani u dorëzua për Sorianon e Sampdorias, Napoli bëri gjithçka gati për ta transferuar mesfushorin. Firmat mes klubeve dhe futbollistit mbi kontratën e imazhit dhe atë sportive, ishin arritur, por në federim, Napoli është prezantuar 1 minutë pas mbylljes zyrtare të merkatos dhe kështu, sipas medieve, ka dështuar ky transferim, që në parim është kryer, pasi Sampi do të përfitojë 13 mln euro dhe huazimin 1 vit të Zuniga-s.

Edhe Fiorentina nënshkroi me një lojtar mjaft cilësor, siç është polaku Blaszczykowski. Ndërsa Borrielo kaloi Carpi, që këtë vit është ngjitur mes më të mirëve të Serisë A.

 

Burimi: Top Channel 

 

(Herë të lexuara: 131)

About Armand Plaku

Check Also

A do të thyhej një Hoverboard nga një hedhje prej 30 metër?

Një tjetër Yotuber i quajtur WillitBREAK 2 ka bërë një tjetër eksperiment hedhje, por këtë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *