Ja zgjidhja që i jep Apple karikimit të celularit dhe vendosjes së kufjeve njëkohësisht në iPhone 7

Capture

Një procedure e thjeshtë. Vendosi kufjet tuaja në karikuesin e celularit, lidheni atë me celularin dhe pastaj vendoseni atë në prizë. Kjo është zgjidhja që i ka dhënë Apple problemit të karikimit të  iPhone 7 dhe vendosjes së kufjeve në të njëkohësisht. E sjellë kjo pasi kompania ka hequr folenë e zakonshme të kufjeve për iPhonin e ri duke menduar se të gjithë do të përdornin kufjet me wireless.

Pra me telefonin vetëm më një portë për karikimin ose për kufjet, asaj i është dashur të sjellë edhe një aksesor tjetër shtesë i cili mund t’i mundësojë të dyja njëkohësisht.

Produkti i quajtur Lightning Audio + Charge RockStar kushton 40 dollarë dhe do të dalë në shitje me 10 Tetor. Për ndërtimin e saj kompania ka bashkëpunuar me firmën e prodhimit të aksesorëve Belkin, të cilës i dha edhe licencën për zhvillimin produktit.

(Herë të lexuara: 74)

About Edla Zaganjori

Check Also

Kë do të zgjidhnit? Iphone 8 apo Iphone X

Më në fund Apple dha lajmin e lançimit të Iphone 8. Por ndryshe nga herët …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *