“Java e filmit pa zë” në Tiranë nga 9 shtatori

the-artist-film1

Tre vite më pare, filmi pa zë dhe pa ngjyra “The artist” (Artisti) riktheu kinemanë në fillimet e saj. Ai mori pesë çmime “Oscar”, mes të cilëve edhe trofeun “Filmi më i mirë” për vitin 2012.

Ajo çfarë e bëri fitues prodhimin francez ishte gjuha e filmit. Pikërisht mbi këtë element është ndërtuar edhe “Java e filmit pa zë”.

Në edicionin e parë janë përzgjedhur pesë pelikula. Ato përbëjnë disa nga ikonat e filmit pa zë dhe atë bardh e zi. Organizatorët synojnë të rigjallërojnë një zhanër thuajse të panjohur për publikun e ri të Tiranës.

Filmat do të projektohen në amfiteatrin e Universitetit të Arteve, duke nisur nga mbrëmja e 9 shtatorit.

 

Burimi: Shekulli

 

(Herë të lexuara: 87)

About Armand Plaku

Check Also

A do të thyhej një Hoverboard nga një hedhje prej 30 metër?

Një tjetër Yotuber i quajtur WillitBREAK 2 ka bërë një tjetër eksperiment hedhje, por këtë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *