Ka një aplikacion të veçantë për të ndihmuar shoferët e kamionave

truck-driver

Numri i shoferëve të kamionëve në të gjithë botën është mbi 10 milionë, çfarë e bën të nevojshme pasjen e një sistemi orientues për ta. One20 ka ndërtuar një platformë dhe rrjet social njëkohësisht e dedikuar e gjitha vetëm për këta profesionistë.

One20 është një aplikacion celular për Android ose iOS që përfshin sistemin e orientimit të kamionëve, duke i shmangur ato nga urat me ngarkesë të vogël ose rrugët që nuk lejojnë kalimin e mjeteve të tilla, i informon mbi vendet e mundshme të parkimit, restorantet, qendrat e furnizimit me karburant si dhe komentet apo të dhënat e shoferëve të tjerë për vendet ku ata kanë kaluar më parë.

One20 ofron gjithashtu një Tabletë Samsung Galaxy me çmim 400 dollarë që përmban aplikacionin dhe sistemin e të dhënave në një hapësirë prej 10GB, të ndërtuara këto posaçërisht për shoferët e kamionëve.

(Herë të lexuara: 599)

About Edla Zaganjori

Check Also

Si të zbuloni nëse celulari juaj po përgjohet

A ju kandoshur shpesh të mendoni se dikush po ju përgjon me anë të telefonit tuaj ? Ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *