Kë do të zgjidhnit? Iphone 8 apo Iphone X

Më në fund Apple dha lajmin e lançimit të Iphone 8. Por ndryshe nga herët e tjera tani Apple ka lançuar edhe një celular tjetër.Ky është Iphone X. Kjo gjë  habiti shumë përdoruesit e Apple sepse erdhi si një lajm shumë i papritur.Sigurisht që Apple do të vinte me një teknologji të avancuar ne celularët e tij, por këtë herë Apple ka kaluar kufinjtë.Ndryshe nga çdo herë tjetër Apple vjen me një celular me 2 kamera para dhe prapa, të cilat të japin mundësinë të regjistrosh me teknologjinë më të fundit të xhirimit.Këto dy kamera të japin ndjesinë e shikimit më realistik të videove.

Ky është celulari i pari i Apple me ekran të plotë. Apple mesaduket i ka kushtuar vëmëndje edhe detajeva të tjera siç është karikimi Wireless.

 

Teknologjia e skanimit të fytyrës tani merr një rrugë krejt tjetër pas lançimit të Iphone X dhe Iphone 8. Ndryshe nga celularët e tjerë që kane vet 5 -7 pika skanimi të fytyrës, Apple ka vendosur rreth 10 000 pika skanimi, që japin një pamje 3D të fytyrës që i ofron një siguri të plotë celularit tuaj.

Me anë të kësaj veçorie Apple ofron edhe emojit 3D që regjistrojnë zërin dhe lëvizjet e fytyrës tuaj.

Ky është ekrani i parë OLED i Apple që ka ngjyrat më të hapura, rezulucionin më të mirë dhe sigurisht një kontrast ratio  1 000 000 në 1.

Tani Apple ofron xhamin më rezistent para dhe mbrapa,metalin më të fortë dhe rezistencën kundër ujit dhe pluhurit.

Me IOS-in më të fundit Apple e bën gjithçka më të lehtë.

Çmimi varion nga 999$ në 1000$.

 

 

 

(Herë të lexuara: 117)

About JWebZ

Check Also

Robotët e vegjël tërheqin objekte 2000 herë më të rëndë se vetë pesha e tyre

  Inxhinjer nga universiteti Stranford  kanë krijuar disa modele robotësh të quajtur “Micro Tugs” të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *