Kënga më e shkurtër ‘PPAP’, vendos një rekord të ri Guinness.

2016_10_28_14849_1477644063-_large

Këngëtari Japonez Piko-Taro ka bërë një rekord botëror Guinness me këngën e tij virale PPAP (Pen-Pineapple-Apple-Pen) e cila është kënga më e shkurtër që renditet në “US Billboard Hot top 100 charts”. 53-vjeçari mori çmimin Guinness në një konferencë shtypi në Tokio të premten.

Kënga  45 sekonda ka arritur më shumë se 200 milionë shikime në të gjitha kanalet e ndryshme në YouTube. Artisti Piko-Taro, tha në një konferencë për shtyp: “Unë jam një përjashtim i madh në Japoni. Askush nuk është i ngjashëm me mua në Japoni dhe mendoj se kjo është arsyeja pse të gjithë janë duke qeshur me mua. ”

Ai ndër të tjera shton:” Ajo që unë do të vazhdojë të bëjë është që të nxjerrë këngë të shkurtra njëra pas tjetrës, ato do të jenë mjaft argëtuese dhe interesante dhe pastaj do të ketë persona të famshëm të cilët do të shkruajnë në twitter për mua përsëri”.

Kur u pyetën se nëse ai ka në plan të mbajë një turne botëror, Piko-Taro u përgjigj me shaka: “A mendoni se dikush do të të dojë të vij? Kënga ime është një minutë,nëse unë kryej 20 copë, koncerti përfundon në 20 minuta. Ose unë mund të flas pjesën tjetër të kohës

(Herë të lexuara: 244)

About Armela Malaj

Check Also

Fosilet japin të dhëna për prejardhjen e njeriut

Ekipi shkencor që në vitin 2015 , zbuloi një të afërm të lashtë me njeriun, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *