Keni dëgjuar për planetin gjigand misterioz që mund të na vrasi të gjithëve?

nasa-earth-image

Teoricienët e konspiracionit vazhdojnë të gjejnë prova të jetës aliene në Tokë, por nëse do mendoni për alienët vdekjeprurës që shkaktojnë tronditje në planetin tonë, atëherë ju duhet të shikoni diku tjetër—sikur të mund të shikonit aq larg. Një forcë e madhe aliene besohet të jetë shumë larg në sistemin tonë diellor saqë prezenca e saj nuk mund të konfirmohet ende. Por një teori e re sugjeron se ajo rregullisht vret jetën në planetin tonë të dashur dhe zhdukja e dinozaurëve mund të ketë qenë punë e saj.

Raportime të fundit sugjerojnë së ka gjithmonë e më shumë prova se një planet gjigand orbiton sistemin tonë diellor. Planeti X, i paparë nga shkencëtarët, ushtron një tërheqje të madhe gravitacionale mbi objektet e tjera në hapësirë, dukë ndryshuar kursin e kometave dhe duke i dërguar ato drejt Tokës.

Jo të gjithë këto objekte fluturues të hapësirës godasin planetin tonë, por ata që e godasin mund të vrasin pothuajse të gjithë jetën.

Mesa duket, e gjitha ndodh çdo 27 milionë vjet, ose të paktën kështu sugjeron një studim i ri i publikuar nga astrofizikani Daniel Whitmire në Shënimet Mujore të Royal Astronomical Society.

Whitemire rishkroi një artikull të cilin e bashkë-shkroi me John Matese në 1985-ën me titullin “A vrau kometa dinozaurët? Një teori e re e guximshme mbi zhdukjen në masë”.

Që nga 1985-a, ai ka gjetur më shumë prova për të mbështetur teorinë e tij. Ai tani thotë se Toka është ndikuar nga kometat për mbi 500 milionë vjet, në një interval prej 27 milionë vitesh.

Shkencëtarët kanë propozuar prej kohësh që një Planet Nëntë mund të ekzistojë përtej Brezit Kuiper. Shumë më i madh se Toka, Planeti rrotullohet  rreth Diellit një herë në 15,000  vjet.

Por kërkimi i Whitmire do të tregojë që një Planet X me një orbitë prej gati 27 milionë vitesh ekziston përtej Planetit Nëntë. Duke pasur parasysh që ende nuk mund të provojmë ekzistencën e Planetit Nëntë sepse nuk mund ta shohim atë me asnjë teknologji aktuale, është edhe më e vështirë për të gjetur prova të një Planeti X i cili  supozohet se po shkakton kërdi në Tokë në mënyrë të rregullt.

(Herë të lexuara: 380)

About Erga Miraka

Check Also

Fosilet japin të dhëna për prejardhjen e njeriut

Ekipi shkencor që në vitin 2015 , zbuloi një të afërm të lashtë me njeriun, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *