Keni harruar pajisjet elektrike ndezur: Blini një Vezë Energjie

Një baba i dëshpëruar, që krijoi një ‘vezë’ energjie për të reduktuar përdorimin e tejskajshëm të energjisë elektrike nga ana e familjes së tij, ka pushtuar Amerikën me shpikjen e tij ambientaliste.

Brian O’Reilly, 37 vjeç, ishte i zemëruar me tre fëmijët, që i linin televizorët dhe kompjuterët ndezur, duke harxhuar energji dhe duke i shpenzuar paratë vetëm me fatura korenti.

Kështu që, Brian shkoi në punishten e tij dhe krijoi një ide për “Vezën e Energjisë”, që përdor teknologjinë inteligjente për të kuptuar se dhoma është bosh dhe për të fikur pajisjet elektrike që s’janë në punë.

I sigurt në vetvete se kishte arritur një shpikje modeste, Brian la punën e tij si inxhinier softueresh dhe nisi të reklamonte produktin.

Shumë shpejt fitoi interes nga shitësit me pakicë John Lewis dhe Tesco, por në fakt produkti i Brian-it nisi ngjitjen muajin e kaluar, kur nënshkroi një marrëveshje për të shpërndarë 100,000 Vezë Energjie në qindra dyqane të Amerikës.

‘Gjithmonë më interesonte efikasiteti i energjisë dhe riciklimi dhe e kisha të vështirë me fëmijët që të fikja çdo gjë,” shprehet Brian.

Veza e energjisë është e bazuar në një teknologji të ngjashme me sistemet shtëpiake të alarmit, që përdorin sensorë për të diktuar nëse dikush ndodhet në dhomë, apo jo.

Pajisja e projektuar me hijeshi lidhet pa kabllo me një adaptor kontrolli, ku janë lidhur shumë pajisje elektrike.

Kur dhoma është e zbrazur aktivizohen sensorët dhe fik çdo aparaturë elektrike.

Kjo teknologji është zhvilluar së bashku me University of Strathclyde, ku është e bazuar kompania e Brian-it.

(Herë të lexuara: 776)

About Parid Plaku

Check Also

Kë do të zgjidhnit? Iphone 8 apo Iphone X

Më në fund Apple dha lajmin e lançimit të Iphone 8. Por ndryshe nga herët …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *