Kërkuesit krijojnë panele diellore transparente

Vitin e kaluar, kemi parë shkencëtarë të fusin material fotovoltaik kudo,  bojën në mure, në hapësirë, madje edhe në tavolinën e kafesë. Tani, një ekip kërkuesish nga Universiteti i Kalifornisë, Los Anxhelos (UCLA) dhe Universiteti i Kalifornisë, Santa Barbara (UCSB) kanë krijuar panele diellore transparente, që mund të përdoren si dritare që gjenerojë energji për shtëpinë tuaj.

Panelet e reja diellore janë një element fleksibël, plastik që tërheq energji ekskluzivisht nga spektri infra i kuq i rrezeve të diellit. Njëkohësisht, panelet lejojnë dritën e dukshme të kalojë përmes xhamit, që është 70% i tejdukshëm.

Përpjekjet e mëparshme në zhvillimin e paneleve diellore kanë rezultuar gjithnjë në një ekuilibër të dobët mes prodhimit efikas të energjisë dhe tejdukshmërisë. Këta kërkues, megjithatë, krijuan një formulë të veçantë që arriti 4% nivel efikasiteti të shkëmbimit të energjisë, duke qenë paneli diellor më transparenti në botë.

(Herë të lexuara: 528)

About Parid Plaku

Check Also

Kë do të zgjidhnit? Iphone 8 apo Iphone X

Më në fund Apple dha lajmin e lançimit të Iphone 8. Por ndryshe nga herët …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *