Kërkuesit krijojnë simulimin e parë softuerik në botë të një organizmi

Genitalium Mycoplasma, bakteri i dytë më i vogël në botë, është një mikrob modest që më parë njihej për simpatinë ndaj trakteve urogjenitale dhe të frymëmarrje. Ai shquhet gjithashtu se ka gjenomin më të vogël se çdo organizëm tjetër i gjallë. Që nga 20 Korriku 2012, njihet si organizmi i parë në botë që ka një model kompjuterik të plotë.

Duke shfrytëzuar të dhëna nga më shumë se 900 punime shkencore, një ekip studiuesish udhëhequr nga Markus Covert ka hapur dyer të reja në biologjinë kompjuterike, duke krijuar një simulim kompjuterik të plotë të M.Genitalium-it. Sipas bashkëautorit Jonathan Karr, objektivi këtu ishte “jo vetëm për të kuptuar mirë M.Genitalium-in,” por për “të kuptuar biologjinë në përgjithësi.”

Vështirë të imagjinohet që diçka kaq e vogël të jetë kaq e vështirë për t’u rikrijuar në një program simulimi, modeli i fundit i Genitalium Mycoplasma që përdori më shumë se 1.900 parametra të përcaktuara eksperimentalisht.

Me modelet kompjuterike si ky që zbuloi ekipi i kërkuesve, regjimet eksperimentale të udhëzuara me kompjuter dhe krijimi i mikroorganizmave të reja me shumicë mund të bëhet pjesë e së ardhmes sonë.

Karr mendon se, në të ardhmen, kjo mund të sjellë edhe përparime të mëtejshme në fushën e mjekësisë së personalizuar.

(Herë të lexuara: 309)

About Parid Plaku

Check Also

Kë do të zgjidhnit? Iphone 8 apo Iphone X

Më në fund Apple dha lajmin e lançimit të Iphone 8. Por ndryshe nga herët …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *