Këta janë disa nga dronët më të lirë që mund të blini

Merrni një nga dronet më të lirë që mund të blini dhe qani më pak kur ai te përplaset!

Ne ditët e sotme ju do të gjeni dy grupe te konsumit te dronëve . Ata të cilët janë super të lirë, te cilët fluterojnë për rreth 5 minuta në një karikim te plotë, dhe ata të cilët kushtojnë 1.000 $ por janë të pajisur plotësisht me të gjitha karakteristikat që ju do të donit, ku përfshihen kamerat HD ,GPS dhe kontrolluesit e radiove me rreze të lartë .

Për fat të keq, ka shumë pak që mund të sigurojë edhe  një vlerë të mirë dhe me një çmim të përballueshëm. Ndërsa ju do të kishit të vështirë për të gjetur një dron të mirë nën 500 $, për fat të mirë ne kemi marrë kohë për të gjetur dronët më të lirë e më të mirë në këtë varg të çmimeve të vënë së bashku në një listë.
Ne gjithashtu do të bëjmë edhe rekomandime në bazë të llojeve të përdoruesit dhe aktiviteteve të ndryshme të dronëve, kështu që ju mund të jeni të  sigurt se do të gjeni dronin më të mirë në dispozion .

Standarti DJ Phantom 3

Pse ju duhet ta bleni këtë: Sepse është më i lirë se të tjerët dhe fluturon shumë mirë.

Kush mund ta blej: Kushdo që kërkon një dron jo të shtrenjtë por të pajisur plotësisht me të gjitha karakteristikat.

Sa do të kushtojë : 400$-500$

Phantom 3 ka të ndërtuar një kamer 2.7K e aftë të kapë video në 30 korniza për sekondë, gjithashtu shpenzon 25 minuta ne kohë fluturimi si dhe ka të aktivizuar një funksion automatik për kthimin në shtëpi.

Parrot Bebop 2 (droni për fillestarët)

Pse ju duhet ta bleni këtë: Ka një komandim të thjeshtë fluturimi dhe një qëndrueshmeri fluturimi.

Kush mund ta blej: Kushdo që është duke kërkuar një dron që fluturon mirë dhe mund të mbajë një goditje.

Sa do të kushtojë : 400$-500$

Ashtu si Bebop origjinal, modeli i ri shkëlqen në thjeshtësi, qëndrueshmëri, dhe  me një eksperiencë me të vërtetë të kënaqshme fluturuese . Në vend të përdorimit të një kontrolluesi tradicionale , Bebop  i merr komandat nga telefoni ose tableti juaj  – e cila është e kufizuar në të parë, por edhe goxha argëtuese dhe e arritshme për fillestarët. Një lidhje wireless ju ofron me një pamje të parë personi të asaj që sheh droni , dhe ju thjesht anoni telefonin tuaj për ta sjell  atë rreth e rrotull.

Yuneec breeze (droni më i mirë për selfie)

Pse ju duhet ta bleni këtë: Realizon foto dhe video fantastike dhe është gjithashtu shumë i lëvizshëm.

Kush mund ta blej: Ata të cilët po kërkojnë realizimin e fotografive të fokusuara UAV.

Sa do të kushtojë : Rreth 390$

Yuneec Breeze është droni më i lirë përsa i përket fotografive, gjithashtu ka karakteristika si GPS ,cilësi shumë të lartë të kamerës ,koha e ngjitjes në fluturim llogaritet rreth 12 min ,me një komandim të lehtë nga telefoni juaj i zgjuar.

Parrot Mambo (droni më i mirë për fëmijët) 


Kush mund ta blej: Fëmijët dhe të rriturit të cilët duan një dron të lehtë për komandim.

Pse ju duhet ta bleni këtë: Ёshtë i qëndrueshëm dhe i lehtë për tu kontrolluar, vjen me një gamë të gjërë argëtimesh.

Sa do të kushtojë120$

Mambo Parrot i ri është ndryshe nga shumica e dronëve  të tjer mini, ky është projektuar në të vërtetë në mënyrë të veçantë për fëmijët. Përveç një  sensorë lëvizjeje dhe autopilot të avancuar që e mban dronin të qëndrueshm, Mambo gjithashtu vjen me një pjesë të vogël ku mund  të bashkëngjitni skedarë që e bëjnë atë më të argetuese. Brenda kutisë ju do të gjeni topa të vegjël, dhe një krah rrëmbyes që mund të mbajnë objekte të vogla.

 

(Herë të lexuara: 95)

About Elisabeta miraka

Check Also

Kë do të zgjidhnit? Iphone 8 apo Iphone X

Më në fund Apple dha lajmin e lançimit të Iphone 8. Por ndryshe nga herët …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *