Këto aplikacione të infektuara mbledhin informacione nga celulari juaj

play-store-640x0

Kini kujdes se çfarë shkarkoni në telefonin tuaj.

Katër aplikacione të ofruara në Google Play Store po përgjonin përdoruesit e tyre në mënyrë të fshehtë, sipas një studimi të publikuar të Enjten nga kompania e sigurisë telefonike Lookout. Me anë të një kodi që ata përmbajnë, disa nga aplikacionet e infektuara mund të gjurmojnë çdo gjë që ju bëni në telefonin tuaj. Ato mund të gjejnë vendodhjen tuaj dhe të marrin çdo informacion të pranishëm në telefonin ku janë instaluar.

“Ky informacion është shumë i vlefshëm për një njeri që do të dijë vendodhjen e një personi dhe njerëzit me të cilët flet ai,” thotë Krisyt Edward, menagjer produkti për kërkimet e sigurisë në Lookout.

Një nga këta aplikacione, i quajtur Embassy, i lejon përdoruesit e tij të shohin ambasadat e shtetit të tyre në vende të ndryshme të botës. Në të njëjtën kohë, ai përmbledh informacionet nga lista e kontakteve dhe emailit të përdoruesit. Disa aplikacione të tjerë shfaqen si të rinj në Play Store, por sapo ju i shkarkoni nuk funksionojnë.

Menjëherë pas lajmërimit Google konfirmoi se i kishte hequr këto aplikacione nga Play Store.

(Herë të lexuara: 216)

About Edla Zaganjori

Check Also

Si të zbuloni nëse celulari juaj po përgjohet

A ju kandoshur shpesh të mendoni se dikush po ju përgjon me anë të telefonit tuaj ? Ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *