Këto forma janë nanokristale të rritura në laborator

0

Këto foto lulesh janë marrë në një projekt që u realizua në universitetin e Harvadit nga një profesoreshë e kimisë dhe e biologjisë kimike, e quajtur Joana Aizneberg.

Ajo çfarë ka bërë në fakt shkencëtarja është thjesht përzierja e disa substancave kimike për rritjen e kristaleve të vegjël të madhësive disa nanometra në forma të tilla lulesh. Ajo e linte përzierjen për disa orë dhe kristalet organizoheshin vetë dhe falë simetrisë së lartë ato formonin forma të tilla, të ngjashme me ato të koraleve.

Më këtë projekt Aizneberg kishte si qëllim të kuptonte më mirë se si vetitë e substancave të ndryshme kimike ndërveprojnë në nivele nano dhe të studionte si mund ta përdorte këtë në aplikime më reale të ndërtimit të materialeve të reja. Ajo çfarë rezultoi ishte një ndërthurje e mrekullueshme e arit me shkencën duke ndërtuar lule me forma dhe ngjyra të ndryshme.

1

2

3

(Herë të lexuara: 55)

About Edla Zaganjori

Check Also

Fosilet japin të dhëna për prejardhjen e njeriut

Ekipi shkencor që në vitin 2015 , zbuloi një të afërm të lashtë me njeriun, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *