Këto shtëpia lundruese do të godasin imagjinatën tuaj!

Oqeanet, detet, liqenet,lumenjtë të cilët zënë një sipërfaqe të madhe të tokës , ky problem ishte vetëm cështje kohe përpara se strukturat e rezervuara të tokës të fillonin ndërtimin e tyre në ujë.

 Koncepti i krijimit të një  shtëpie në ujë filloi të merrte rrugë që  në fillimet e viteve 1900 ,ka të ngjarë edhe më parë duke krijuar qytetet e ujit  si : Amsterdam, Hollandë Portland etj. Gjatë viteve vende si India dhe Laosi kanë përdorur shtëpiat  anije për të argëtuar turistët, për ti dërguar nga një qytet në tjetrin, ose thjesht për të kaluar  bukur kohën jashtë vendeve me shumë njerëz.

Ndërkohë që ekziston akoma një komunitet tradicional i këtyre shtëpiave anije, tregu për shtëpitë lundruese luksoze është gjithnj e në rritje. Kjo kulturë e re luksoze është bërë shumë bashkohore, prandaj ne kemi zgjedhur disa të preferuarat tona shtëpi lundruese nga e gjithë bota. Shumica nga ndërtimi i tyre vijnë nga mendjet e shkëlqyera të arkitektëve nga e gjithë bota. Shtëpitë e mëposhtme janë me të vërtetë vepra arti të pabesuara dhe me një ndërtim mahnitës.

Coimbra

Kjo lundër e banueshme e njohur si Floatwing u ndërtua fillimisht nga disa student të universitetit Camboria, grupi tani i ka ndryshuar antarët e tij me një ekip tashmë të specializuar në tregun shumë të veҫantë të nëndetseve personale dhe të shtëpive lundruese, edhe pse është ende i përbërë nga të njëjtat detare arkitektë detarë, inxhinierë, dhe dizenjues  industrial si më parë. Struktura e shtëpisë varion midis 33 dhe 59 metrave në gjatësi .

Ndërsa disa nga paketat luksoze Floatwing përfshijnë  një motorr me energji diellore, madje ato janë ndërtuar të jenë të vetmjaftueshme për të paktën një javë.

Seahorse

Kjo shtëpi unike e njohur si Seahorse është ndërtuar si një pjesë e zemrës së evropës ndërtuar në Dubai nga një turist aventurier. Modeli bazë do të ju kushtojë 2.8 milion $ me versionet më ekstravagante. Struktura tre katëshe përfshin një vaskë të nxehtë, një zonë për të bërë banjo dielli dhe një kuvertë vëzhgimi dhe pjesa më e bukur, dhomat e gjumit edhe banjoja janë të vendosura poshtë në kuvertë, kështu që ju mund të vëzhgoni akuakulturën dhe të keni një pamje përrallore.

Exbury Egg


Exbury Egg nuk duket shumë si një shtëpi luksoze kur vendoset pranë lundruesve të tjera por ajo ҫka e bën këtë lundër të vecantë është lundrimi në qetësi me tingujt e bukur të lumenjve, dhe e bën të ëmbël vetminë. Exury Egg është një bashkpunim mes njeriut dhe saj për një vetpërmbajtje, meditim dhe një vend ideal për të zgjidhur pyetjet më të vështira të jetës. Përpos kësaj Exbury Egg ofron kushte shumë tërheqëse dhe të rehatshme në brendësi të saj.

 

 ‘O’ DE SQUISITO

Befasisht kjo është hera e dytë e listës nga Dubai, shtëpitë e  qyteteve një pasuri duke filluar nga hotelet luksoze dhe vendpushimet luksoze në jahte, tani dhe ‘o’ De Squisito. Projektuar nga arkitektët X në bashkpunim me arkitektin e njohur Leen Vandaele, anija është ndërtuar mbi dy katamaran trarë dhe ka gjithashtu shkallë në formë spirale.

Në katin e sipërm ju do të gjeni dhomën e ndenjes,kuzhinën, ndërsa dhomat e gjumit , banjoja dhe kabina drejtuese ndodhen në nivelin kryesor. Dizajni i shtëpisë është bashkohor, me theksime të ngjyrës së bardhë . Vendaele thot se u frymzua për të ndërtuar ‘o’ sepse pavarësisht se jetojnë në një vend si Dubai anija ka pamje spektakulare dhe i ofron mundësi njerëzve të humbin nga rutina e tyre e përditshme.

Këto dhe disa shtëpi të tjera lundruese si: Netherlands, Port X, Traumfanger etj të cilat janë duke u bërë  gjithmonë e më të kërkuara e të përdorura në ditët e sotme.

(Herë të lexuara: 73)

About Elisabeta miraka

Check Also

Kë do të zgjidhnit? Iphone 8 apo Iphone X

Më në fund Apple dha lajmin e lançimit të Iphone 8. Por ndryshe nga herët …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *