Kina po ndërton një aeroplan hapësinor hipersonik

1
Kina po ndërton një aeroplan për hapësirën i cili do të mund të udhëtojë në orbitë me shpejtësi hipersonike. Koorporata e Shkencës dhe Teknologjisë Aerodinamike në Kinë (CATSC) po investon talentin dhe teknologjinë e saj më të përparuar për të ndërtuar gjeneratën e ardhshme të aeroplanëve hibridë.

Aeroplani do të përdorë një kombinim pajisjesh që e lejojnë atë të ngjitet nga një aeroport direkt dhe në orbitë.

Fluturimi horizontal realizohet me anë të një motori turboreaktiv i ndjekur nga një pajisje ramjet që i jep avioni një shtytje të fuqishme për lart. Sapo ai të arrijë shpejtësinë hipersonike ai arrin të fluturojë në hapësirën e afërt të atmosferës që ndodhet 20 deri në  100 kilometër sipër nivelit të detit. Pastaj ai mund të përdorë një motor-raketë të instaluar në të për tu futur në orbitë.

2

Ashtu si prototipi i tij i ngjashëm amerikan, versioni kinez do të mund të përdoret më shumë se vetëm një herë duke u ngritur dhe ulur nga hapësira vetëm pas disa riparimeve të vogla. Ky përdorim do të uli kostot e programit studimor dhe do t’i lejojë astronautët Kinezë të shkojnë në orbitën e Tokës më shpesh.

(Herë të lexuara: 86)

About Edla Zaganjori

Check Also

Kë do të zgjidhnit? Iphone 8 apo Iphone X

Më në fund Apple dha lajmin e lançimit të Iphone 8. Por ndryshe nga herët …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *