Kjo video në Facebook ka mbledhur më shumë se 4.4 milionë shikime

 

Amerikanët kanë shprehur zemërimin e tyre në lidhje me të shtënat e policisë kundrejt Philando Castile, një burrë Afrikano-Amerikan, ngjarja ka ndodhur në St. Paul, Minnesota, gjatë një ndalimi në trafik. Sipas raportimeve, ngjarja ka ndodhur si pasojë e një drite të thyer.

Castile u qëllua përpara të dashurës së tij, Diamond Reynolds dhe vajzës së tyre 4-vjeçare, të cilat ishin të pranishme në makinë gjatë ngjarjes.

Reynolds ka postuar në Facebook Live videon e të shtënave në makinën e tyre.

Videoja, e cila e tregon Castillan të ulur në makinën e tij duke rrjedhur gjak , ndërsa oficeri i cili e qëlloi atë vazhdon të mallkojë dhe t’i drejtojë armë e tij Castile, ka mbledhur më shumë se 4.4 milionë shikime, që nga momenti i hedhjes së saj në Facebook Live, të enjten në mbrëmje edhe rreth 300,000 shpërndarje.

Presidenti Obama ka reaguar përmes një komenti të gjatë, duke dhënë përgjigjen e tij për vdekjen e Castilla si dhe për një ngjarje tjetër, e cila ka ndodhur këtë javë, ku nga të shtënat e policisë mbeti i vrarë një person me ngjyrë, Alton Sterling, në Luiziana. Të shtënat kundrejt Sterling janë filmuar nga disa kalimtarë.

“Ngjyra e lëkurës, padyshim ka luajtur një rol në të shtënat në drejtim të Castile”, tha Guvernatori i Minesotas Mark Dayton, i cili i bëri thirrje për hetim Departamentit të Drejtësisë së Shteteve të Bashkuara.

(Herë të lexuara: 234)

About Ardit Miraka

Check Also

Fosilet japin të dhëna për prejardhjen e njeriut

Ekipi shkencor që në vitin 2015 , zbuloi një të afërm të lashtë me njeriun, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *