Kllëfi më i mirë në botë me ekran prapa

Zhvillimi i teknologjisë ka sjellë daljen në treg të shumë celularëve. Por gjithashtu kërkesat e përdoruesve për të pasur më shumë zhvillim në teknologjinë e celularëve kanë pasur një ndikim të madh. Kështu një kompani e quajtur ESTI 0.52 ka krijuar një kllëf i cili ka për qëllim t’i japë fund armiqësisë mes Android dhe IOS. Ky produkt që vendoset në celularin tuaj i cili mund të jetë iPhone7, 6s,6, 7 Plus, 6s dhe 6 Plus ka një ekran prapa i cili jep imazhin e telefonit tuaj por në sistemin Android.

Ky kllëf celulari quhet Eye. Me anë të këtij kllëfi celulari ti mund të përdorësh celularin tënd duke përdorur dy ekranet ku njëri është ekrani ekzistues i telefonit tuaj dhe tjetri është ekrani i kllëfit tuaj i cili është në sistemin Android.

Ky kllëf ka një bateri, dy vende për kartë telefonike, 256 GB hapsirë memorie, karikim me Wireless. Por gjithashtu nuk mungon as aftësia për të bërë selfie apo për të dëgjuar muzikë kllëf inteligjent vjen për ju vetëm për 624 dollarë.

(Herë të lexuara: 72)

About JWebZ

Check Also

Kë do të zgjidhnit? Iphone 8 apo Iphone X

Më në fund Apple dha lajmin e lançimit të Iphone 8. Por ndryshe nga herët …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *