Kompania kopjon sistemin e komunikimit të bletëve për të shpërndarë paketat e tyre tek konsumatorët

1

Kompania Routific ka ndërtuar një algoritëm të zgjuar të shpërndarjes së produkteve duke u bazuar në mënyrën që përdorin bletët për të gjetur nektarin.

“Bletët punojnë në koloni,” thotë Marc Kuo, CEO i Routific. “Ata kanë disa bletë kërkuese të cilat kanë për detyrë të eksplorojnë sipërfaqen deri sa të gjejnë një hapësirë të pasur me nektar. Sapo e gjejnë atë lajmërojnë edhe bletët e tjera dhe i drejtojnë ata drejt burimit.”

Të frymëzuar nga kjo sjellje, agloritmi që skuadra ka ndërtuar është i tillë që të sigurojnë shpërndarjen e paketave tek bizneset apo konsumatorët në mënyrën më të shpejtë dhe më me pak humbje. “Konsumatorët janë lulet dhe shpërndarësit janë bletët,” vazhdon Kuo. “Algritmi përpiqet ti japë zgjidhje një situate komplekse ku për shembull kemi 2,000 adresa të ndryshme dhe vetëm 50 shpërndarës.

Programi jonë software kontrollon cila nga zonat ka numrin më të madh të adresave, duke tërhequr vëmendjen e punonjësve të tjerë të shkojnë aty, pastaj vazhdohet me zonën tjetër dhe kështu me radhë. Kjo ka rezultuar një mënyrë shumë e shpejtë dhe efikase thotë Kuo dhe e ka shkurtuar deri në 40% kohën e shpërndarjes.”

(Herë të lexuara: 37)

About Edla Zaganjori

Check Also

Tashmë samsung galaxy S8 juaj mund të kthehet në një kompjuter personal

  Samsung galaxy S8 ka vendosur të lancojë më së fundi edhe një risi të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *