Konkurs nga IBM për inteligjencën artificiale, fituesi $3 milionë

artificial_intelligence_feat-

Jeni të interesuar në fushën e inteligjencës artificiale ? Doni të fitoni ca miliona dollarë? Nëse i përgjigjeni me po pyetjeve të mësipërme atëherë mund ta konsideroni rregjistrim në konkursin IBM Watson Al Xprize.
Sfida bashkon skuadra nga e gjithë bota për të gjetur mënyra të zgjidhjes së problemeve reale me anë të inteligjencës artificiale.

Konkursi është i hapur, çfarë do të thotë se konkurrentët do të zgjedhin vetë temën e tyre pra do të zgjedhin vetë se çfarë problemi do të zgjidhin me AI (artificial intelligence).

Pastaj vlerësimet për fituesit do të bëhën në bazë të vështirësisë së problemit që ata kanë përzgjedhur për ta zgjidhur dhe mënyrës se si e kanë ndërtuar programin e zgjidhjes.

Vendi i parë në konkurs vlerësohet me 3 milionë dollarë, i dyti me 1 milionë dhe i treti me 500,000 dollarë.

E qartë? Nëse po, atëherë thjesht rregjistrohuni në konkursin e IBM Watson AI Xprize këtu  dhe pastaj gjëja tjetër që duhet të bëni është të mendoheni.

https://aiportal.xprize.org/en/login

(Herë të lexuara: 55)

About Edla Zaganjori

Check Also

Fosilet japin të dhëna për prejardhjen e njeriut

Ekipi shkencor që në vitin 2015 , zbuloi një të afërm të lashtë me njeriun, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *