Krijohet televizori i parë Windows 10

Televizor_Windows 10_Microsoft_Videocon

Kompania indiane Videocon ka bashkëpunuar me Microsoft për krijimin e televizorit të parë Windows 10. Televizori vjen në dy versione: njëri me ekran 32 inç që kushton 610 dollarë, dhe tjetri me ekran 40 inç që kushton 810 dollarë.

Televizori inteligjent, që kompania i referohet si “Një kompjuter me prekje, një televizor me prekje”, përmban ekran me rezolucion full-HD (1,920×1,080). Ai fuqizohet nga 2GB RAM dhe përmban 16GB hapësirë të brendshme, e cila mund të zgjerohet nëpërmjet kartës microSD deri në 128GB.

Sa i përket lidhjes, pajisja është e pajisur me porta HDMI dhe mbështet rrjetin Wi-Fi. Televizori operon me sistemin Windows 10 dhe ka të instaluar paketën Microsoft Office.

Mbetet për t’u parë se si do të pritet ky televizor kur të dalë në treg.

(Herë të lexuara: 174)

About Blertina Koka

Universiteti i Tiranës, Fakulteti Histori-Filologji

Check Also

Modifikuesi më i mirë i videove për 2017

Modifikuesit e tanishëm të videove kanë bërë hapa të mëdhenj që nga Winows Movie Maker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *