Ky robot ju lejon të lidheni me të afërmit tuaj dhe ti shikoni ata live

q

I2u2 quhet roboti i ri telepresence që u dizenjua, projektua dhe u ndërtua i gjithi në Indi. Roboti ka të instaluar një tabletë dhe një boks me të cilët mund të realizohet komunikimi me të gjithë njerëzit që doni të lidheni. Ai fillimisht u dizenjua nga inxhinierët që përdoruesit të mund të komunikonin me fëmijët e tyre ndërkohë që ishin në punë.

Pajisja është një mjet mjaft i mirë nëse doni të ndiqni nga afër aktivitetin e fëmijevë apo pjesëtarëve të familjes edhe pa qënë vetë me ta.

Aman Kajaria, ideuesi dhe një nga ndërtuesit e i2u2 thotë “Ne donim të ndërtonim robotin telepresence më të thjeshtë dhe më ekonomik që mund të përdoret në shtëpi për ti sjellë njerëzit më afër me ato që duan.”

Roboti është i pajisur me ndjesorë që e mbrojnë nga goditjet dhe  nga rrëzimi. Gjithashtu ka edhe një aplikacion për ta kontrolluar robotin me bluetooth kur ndodheni afër tij.

Ai u prodhua në sasi të kufizuar dhe ka një çmim prej 330 euro.

(Herë të lexuara: 39)

About Edla Zaganjori

Check Also

Kë do të zgjidhnit? Iphone 8 apo Iphone X

Më në fund Apple dha lajmin e lançimit të Iphone 8. Por ndryshe nga herët …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *