Ky student ka ndërtuar vetë një helmetë që redukton goditjet gjatë sportit

Capture

Studenti 19-vjeçar i teknologjisë nga Texasi, Alberto Garcia, ka ndërtuar një helmetë smart e cila mund të reduktojë tronditjet e kokës dhe ti mbrojë lojtarët gjatë lojërave të futbollit amerikan.

Ai i ka kaluar vitet e fundit duke punuar mbi ndërtimin e helmetës dhe një sistemi mbrojtës të lidhura këto më një mikrokontrollues Arduino.

“Helmeta ka stabilizatorë përreth kokës dhe qafës të cilët kontrollohen nga Arduino,” thotë ai. “Ka katër sensorë të instaluar si dhe një matës shpejtësie brenda helmetës i cili lexon intensitetin e forcës dhe shpejtësinë e goditjes. Në qoftë se lojtari ndjen një goditje me parametra më të lartë se ato normalë, atëherë stabilizatorët aktivizohen në mikrosekonda për ta reduktuar atë.”
Garcia nuk ka vendosur akoma nëse do ta liçensojë produktin e tij, apo të hapë një linjë të vetën për prodhimin e saj. Ai thotë se përveç se lojtarët e futbollit, helmetën mund ta përdorin edhe njerëz të tjerë që merren me aktivitete po kaq të rrezikshme.

(Herë të lexuara: 41)

About Edla Zaganjori

Check Also

Fosilet japin të dhëna për prejardhjen e njeriut

Ekipi shkencor që në vitin 2015 , zbuloi një të afërm të lashtë me njeriun, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *